Katër raste të dhunës në familje të raportuara në Polici për 24 orë

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje të raportuara në Polici për 24 orë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 08:56
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje, e që janë raportuar në Polici.

Rastet kanë ndodhur në Obiliq, Prishtinë, Skenderaj dhe Prizren.

Obiliq 11.04.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 11.04.2021 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 11.04.2021 – 11:25. Viktima mashkull ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Skenderaj 11.04.2021 – 20:20. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj viktimën mashkull. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat