Libanezi therë me thikë marokenin në Prishtinë

Kronikë e zezë

Libanezi therë me thikë marokenin në Prishtinë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Një maroken është therur me thikë nga një libanez në Prishtinë. Të njëjtit i është grabitur çanta nga i dyshuari.

Pas lëndimeve të marra marokeni ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia ka njoftuar se kanë arritur që ta arrestojnë personin që sulmoi me thikë marokenin dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull shtetas Maroken ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte therur me thikë dhe më pas i është grabitur një çantë nga i dyshuari i pa njohur. Pas tretmanit mjekësor viktima është liruar. Njësia policor ka arrit të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin mashkull Libanez. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat