Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion në Fushë Kosovë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 11:34
Foto Ilustrim

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor të Fushë Kosovës, mbrëmë rreth orës 23:30, kanë ndaluar një veturë të tipit VW Polo.

Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: një revole të tipit TT , si dhe 7 fishekë.

I dyshuari, M.H., mashkull 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor.

Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat