Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Fushë – Kosovë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Fushë – Kosovë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 22:30 njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda.

Rasti për të cilin është arrestuar i dyshuari:

-K. A . mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ndodhur me datën 08.04.2021 në një lokal në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë.

Gjatë kryerjes së kontrollit në vendbanimin e të dyshuarit, hetuesit policor përveç disa provave materiale që ndërlidhen me rastin e sipër shënuar, kanë hasur në personin e kërkuar nga Gjykata Themelore:

-M.G. femër, 19 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës .

Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar K.A është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa e dyshuara M.G. sipas urdhëresës së gjykatës, është dërguar në Qendrën Korrektuese në Lipjan, për vuajtje të denimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat