“Më goditi në fytyrë, nuk dua të shkoj aty”/ Një person në Malishevë refuzon të kthehet në shtëpi pasi e rrahu vëllai

Kronikë e zezë

“Më goditi në fytyrë, nuk dua të shkoj aty”/ Një person në Malishevë refuzon të kthehet në shtëpi pasi e rrahu vëllai

Më: 14 prill 2021 Në ora: 09:06
Foto ilustruese

Një person në fshatin Balincë të Malishevës e ka denoncuar në Polici vëllain e tij, si të dyshuar për dhunë në familje.

Media mëson se viktima ka deklaruar në Polici se pas një debati me vëllain e tij, i njëjti e ka sulmuar atë, duke e goditur në fytyrë.

Viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë për të marrë trajtim mjekësor.

Pas tretmanit nga mjekët, i njëjti ka refuzuar të kthehet në shtëpi, sepse ndihet i rrezikuar nga vëllai.

Burimet e medias njoftojnë se Policia është në kërkim të të dyshuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat