E sulmoi gruan e tij fizikisht, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

E sulmoi gruan e tij fizikisht, arrestohet i dyshuari

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Një i dyshuar është arrestuar në Prishtinë, të martën.

Kjo pasi kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kanosur gruan e tij, shtetase të Shqipërisë.

Në njoftimin 24 orësh të policisë thuhet se ankuesja së bashku me dy fëmijët e sajë, pasi që ndihej e rrezikuar nga i dyshuari, është dërguar në Strehimore.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat