Godet me veturë një zyrtar policor në Vitomiricë të Pejës, policia në kërkim të dyshuarit

Kronikë e zezë

Godet me veturë një zyrtar policor në Vitomiricë të Pejës, policia në kërkim të dyshuarit

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës gjatë veprimeve hetimore në teren, kane operuar me qëllim të sigurimit të provave materiale për arrestimin e një të dyshuari mashkull kosovar nga fshati Vitomiricë në Pejë.

“I dyshuari me automjetin e tij nis vrullshëm në drejtim të dy zyrtarëve policor dhe e godet me automjet njërin prej zyrtarëve policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Zyrtarit iu është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Nga ana e policisë është bëre bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë, 15 copë fishekë dhe një karikator i zbrazët.

Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili gjendet ne arrati. Me konsultim me prokurorin rasti është inicuar si më lartë. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat