Aksident rrugën Prishtinë-Gjilan, 7 persona të lënduar rëndë

Kronikë e zezë

Aksident rrugën Prishtinë-Gjilan, 7 persona të lënduar rëndë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 20:50
Ilustrim

Në aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, ku janë përfshirë dy vetura dhe për pasojë 7 persona kanë pësuar lëndime të rënda.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur për io zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Të gjithë 7 personat pas aksidentit janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare dhe gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat