Shefi nuk ia dha rrogën, punëtori nga Fushë-Kosova ia kallë autobusin

Kronikë e zezë

Shefi nuk ia dha rrogën, punëtori nga Fushë-Kosova ia kallë autobusin

Më: 15 prill 2021 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person të dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie”.

Brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se ai dyshohet se ia ka vënë zjarrin një autobusi.

Mësohet se motivi i këtij rasti dyshohet se ka të bëjë me faktin që pronari i autobusit nuk ia kishte dhënë pagën të dyshuarit, i cili kishte punuar në firmën e tij.

Këto burime kanë bërë të ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat