Emri/ Gjendet gruaja e pajetë në Shkodër, dyshimet e para

Kronikë e zezë

Emri/ Gjendet gruaja e pajetë në Shkodër, dyshimet e para

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:52
Ilustrim

(E plotësuar 15:30) - Një grua është gjetur e pajetë mesditën e sotme në Shkodër. Nga të dhënat e para, raportohet se gruaja ka plagë të shumta në trup, të shkaktuara nga një mjet prerës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet të zbardhë të vërtetën. Ndërkohë, nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur si lagjia Rus. Viktima e cila është gjetur pa shenja jete në Shkodër është identifikuar si Rudina Emini, nënë e tre fëmijëve. Trupi i saj i pajetë është gjetur nga të afërmit. Mësohet se bashkëshorti i saj ndodhej në një emigracion.

Vritet një grua në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur nga familjarët e saj.

Nga të dhënat paraprake, në trupin e pajetë të gruas ka shenja thike.

Vijon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat