Gjuajti me armë, llapjani 19-vjeçari shoqërohet në polici

Kronikë e zezë

Gjuajti me armë, llapjani 19-vjeçari shoqërohet në polici

Më: 15 prill 2021 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Një 19-vjeçar nga Podujeva është shoqëruar për në Polici, meqenëse kishte gjuajtur me armë në fshatin Sfeqël.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se në shtëpinë e tij është sekusestruar një armë me gas e tipit Zoraki,

Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor të Podujevës, sot kanë shoqëruar një person për një rast gjuajtje me armë që ka ndodhë me datën 04.04.2021 në fshatin Sfeqël të Podujevës.

Personit të dyshuar: R.T, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: një armë me gas të tipit Zoraki”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat