​Policia konfiskon armë dhe municion në fshatin Drobesh të Vitisë

Kronikë e zezë

​Policia konfiskon armë dhe municion në fshatin Drobesh të Vitisë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 20:28
Pamje nga aksioni

Zyrtarë policorë nga Stacionit Policor Viti, në bazë të urdhër-kontrollit të lëshuar nga gjykata kompetente, ka realizuar kontrolle të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në dy lokacione të ndara në fshatin Drobesh të Vitisë.

Policia ka kontrolluar pronat e dy të dyshuarve: A.I. (1947) dhe B. I (1955).

Tek i dyshuari i parë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:

- Pushkë automatike AK-47

- Pushkë automatike AK-47

- Katër (4) karikatorë

- Tridhjetë e katër (34) fishekë

Tek i dyshuari i dytë gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:

- Një pushkë automatike ‘Tompson’

- Një pushkë përsëritëse ‘Karabinë’

- Dy (2) karikatorë dhe

- Tri (3) bajoneta të pushkës

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit rasti vazhdohet në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat