Emrat/ Shpërndanin kokainë, dëbohen nga Italia dy shqiptarët

Kronikë e zezë

Emrat/ Shpërndanin kokainë, dëbohen nga Italia dy shqiptarët

Më: 16 prill 2021 Në ora: 08:37
Ilustrim

Policia e Shtetit në Itali arrestoi Leonardo Marku i datëlindjes 1999 dhe Aleks Avdyli i datëlindjes 1996 (shtetas shqiptarë të parregullt në Itali) u ndaluan nga policia italiane në Parma pasi në dy shtëpitë që posedonin u gjetën 46 gr të kokainës (një pjesë e së cilës është paketuar tashmë në doza të gatshme për shitje).

Poashtu edhe substancë prerëse dhe material për paketimin e drogës, shkruajnë mediat italiane.

Hetimet nisën pas shqetësimeve të banorëve të zonës ku vepronin shqiptarët për lëvizje të personave të dyshimtë.

Pas arrestimit, dy shqiptarët janë dëbuar nga territori italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat