Gjilan, ndalohen dy persona për dhunim

Kronikë e zezë

Gjilan, ndalohen dy persona për dhunim

Më: 16 prill 2021 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot ka ndaluar dy (2) persona, të pandehurit S.H. dhe V.L., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Dyshohet se të pandehurit e sipërshënuar, gjatë muajve Shkurt dhe Mars 2021, në komunën e Gjilanit, e kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur, nën moshën 16 vjet.

Të pandehurit me vendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh. 

Ndaj tyre brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e sigurisë nga Gjykata kompetente në Gjilan”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat