Arrestohen tre persona në Pejë të dyshuar për tentim vrasje

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona në Pejë të dyshuar për tentim vrasje

Më: 16 prill 2021 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Pejë të dyshuar për veprën penale “Vrasje në Tentativë”.

Në njoftim thuhet se mbrëmë më datë 15 prill 2021 rreth orës 20:55, Policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në rrugën “ Fehmi Agani” në Pejë.

“Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, aty ka takuar viktimën i cili deri sa ishte ne derën e banesës është sulmuar nga persona te panjohur me mjete të mprehta, viktima është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, nga aty i njëjti për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, në njoftim thuhet se pas një pune intensive të Policisë sot me datë 16.04.2021 rreth orës 13:30, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre persona të dyshuar:

• F.U. i lindur me 2001
• M.Q. i lindur me 1999
• E.L. i lindur me 2000

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48- orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat