Frikësohet fëmija pasi në telefon i vijnë disa foto me përmbajtje urrejtëse

Kronikë e zezë

Frikësohet fëmija pasi në telefon i vijnë disa foto me përmbajtje urrejtëse

Më: 16 prill 2021 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Derisa një fëmijë po rrinte mbrëmjen e së martës, atij në telefon i kanë ardh disa mesazhe me foto dhe përmbajtje të ndryshme të urrejtjes racore dhe religjioze.

Derisa babai i tij rastin e ka denoncuar në polici të cilat po hetojnë.

Policia njofton se në Vushtrri me 13 prill 2021 rreth orës 19:38, një person i panjohur nga telefoni celular, në telefonin e djalit të tij të mitur, i ka dërguar foto dhe përmbajtje të ndryshme të urrejtjes racore dhe religjioze.

Derisa me 15 prill 2021 një mashkull kosovar, ka raportuar se një person i panjohur nga telefoni celular, në telefonin e djalit të tij të mitur, i ka dërguar foto dhe përmbajtje të ndryshme të urrejtjes racore dhe religjioze. 

Rasti vazhdon të hetohet si nxitje e përçarjes dhe mosdurimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat