​Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë, në kërkim i dyshuari i tretë

Kronikë e zezë

​Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë, në kërkim i dyshuari i tretë

Më: 16 prill 2021 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Sot nga hetuesit policor të Fushë Kosovës, janë arrestuar në flagrancë, dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Aksioni i hetuesve është realizuar në rrugën "Abedin Sogojeva" në Fushë Kosovë, saktësisht në një parking, ku personat e dyshuar po tentonin që të merrnin pjesë (katalizatorin) nga një veturë.

Ka qenë reagimi i shpejtë i policisë në rroba civile ai që ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar:

• M. N, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (i përfshirë si i dyshuar në 35 vepra)

• F. N, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,(i përfshirë si i dyshuar në 19 vepra , kryesisht vjedhje të rënda, vjedhje).

Personat e dyshuar, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e tretë;

M. V, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është në arrati.

Hetuesit policor kanë filluar procedurat e nevojshme policore ndaj të arrestuarve, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të veprave të natyrës së njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat