Policia arreston Besim Hajdarin, i akuzuar për shumë vepra penale

Kronikë e zezë

Policia arreston Besim Hajdarin, i akuzuar për shumë vepra penale

Më: 17 prill 2021 Në ora: 08:49
Besim Hajdari

Policia e Kosovës ka arrestuar të shumëkërkuarin Besim Hajdari i njohur me nofkën “Ciprra”, i cili akuzohet për disa vepra penale.

“Më, 16.04.2021 rreth orës 18:36, njësi policore kanë zhvilluar një operacion për arrestimin e personit të kërkuar me urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Operacioni është zhvilluar në Podujevë.

I dyshuari pas intervistimit me aktvendim të Prokurorit të Shteti dërgohet në mbajtje për 48 ore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

I arrestuari është i kërkuar për plagosje, ndërsa ka rreth 60 vepra penale në Polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat