I hyri në veturë i maskuar e me armë zjarri, arrestohet një person në Gjilan

Kronikë e zezë

I hyri në veturë i maskuar e me armë zjarri, arrestohet një person në Gjilan

Më: 17 prill 2021 Në ora: 09:11
Foto ilustruese

Një person është arrestuar në rrugën “Qarkore” në Gjilan për shkak se dyshohet që kanosi me armë zjarri një person.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari duke e kanosur me armë zjarri i është futur me dhunë në veturë viktimës.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit të veturës, tek i dyshuari janë konfiskuar një pistoletë, me pesë copë fishekë, dy thika dhe një maskë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat