Detaje të reja/ Tre persona të vdekur në aksidentin në Raçë të Gjakovës, dy nga Kosova dhe një nga Shqipëria

Kronikë e zezë

Detaje të reja/ Tre persona të vdekur në aksidentin në Raçë të Gjakovës, dy nga Kosova dhe një nga Shqipëria

Më: 17 prill 2021 Në ora: 09:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 11:03) -Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Raçë të Gjakovës. Në këtë aksident kanë vdekur tre persona.

Komandanti i Trafikut për rajonin e Gjakovës ndërkohë ka konfirmuar se dy prej viktimave janë nga Kosova dhe një nga Shqipëria.

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës dhe është përplasur në urë. Mjekët kanë ardhë në vendin e ngjarjes. Dy persona janë kosovarë, derisa një person tjetër është nga Shqipëria”, ka thënë ai për media.

**

Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksident trafiku në fshatin Racë të komunës së Gjakovës.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të së shtunës.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është njoftuar per një aksident në Fshatin Raçë. Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dal jashtë rrugës kanë qenë 3 persona. Në vendin e ngjarjes kanë dal ambulanta, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jetë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Kanë humbur jetën tre persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Raçë, të komunës së Gjakovës.

Në këtë aksident kanë humbur jetën tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili nuk ka dhënë detaje tjera se si ka ndodhur rasti, pasi thotë se nuk kanë ende informata të sakta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat