Policia jep detaje për aksidentin në Gjakovë ku vdiqën tre persona

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në Gjakovë ku vdiqën tre persona

Më: 18 prill 2021 Në ora: 09:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë mbetur të vdekur mëngjesin e së shtunës në fshatin Raqë të Gjakovës, si pasojë e një aksidenti në trafik.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga ngasësi i veturës.

Vetura me targa të Shqipërisë ka rënë në lumë, ku si pasojë, tre persona kanë vdekur.

“Fsh. Raqë, Gjakovë, 17.04.2021 – 07:38. Është raportuar se një veturë me targa të Shqipërisë ka humbë kontrollin gjatë ngasjes dhe ka rënë në lum. Si pasojë e aksidentit tre personat që gjendeshin në veturë kanë vdekur. Personat janë: dy meshkuj kosovarë dhe një femër Shtetase e Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat