Përplasen 2 makina në Elbasan, një i plagosur

Kronikë e zezë

Përplasen 2 makina në Elbasan, një i plagosur

Më: 18 prill 2021 Në ora: 21:56
Ilustrim

Një person është plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd në fshatin Labinot Fushë.

Dy makina u përfshinë në aksident duke lënë një të plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën.

I plagosuri është transportuar në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e ndriçimit dhe shpejtësia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat