Eksploziv për herë të tretë, shpërthim në oborrin e banesës së Arben Pëllumbit në Fushë Krujë

Kronikë e zezë

Eksploziv për herë të tretë, shpërthim në oborrin e banesës së Arben Pëllumbit në Fushë Krujë

Më: 19 prill 2021 Në ora: 07:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për të tretën  herë me radhë, banesa e Arben Pëllumbit në fshatin Halil të Fushë Krujës është bërë shënjestër e shpërthimit me eksploziv.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të dielës, 18 prill.

“Në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale” njofton policia.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat