Digjen dy automjete gjatë natës në Elbasan, kamerat filmuan dy persona duke i lyer me benzinë

Kronikë e zezë

Digjen dy automjete gjatë natës në Elbasan, kamerat filmuan dy persona duke i lyer me benzinë

Më: 19 prill 2021 Në ora: 08:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy automjete janë djegur gjatë natës në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan.

Automjetet  të tipit “Land Rover” dhe Volskwagen” në pronësi të Kujtim Kasnecit ishin të parkuara poshtë banesës së tij, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Kjo pasi nga pamjet e kamerave të sigurisë së shtëpisë së pronarit të automjeteve që u dogjën janë parë dy persona me kapele që i hedhin benzinë automjeteve të cilat më pas janë djegur.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat