Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Podujevë

Kronikë e zezë

Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Podujevë

Më: 19 prill 2021 Në ora: 09:49
Foto Ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të shtunën mbrëma në Podujevë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se hajnat kanë arritur të vjedhin para dhe stoli ari në shtëpinë e viktimës.

“Ankuesi mashkull ka raportuar në polici se nga person-a të panjohur i është hapur me forcë dera e hyrjes së shtëpisë së tij e cila ishte pa përkujdesje dhe sipas ankuesit i janë vjedhur para te gatshme dhe stoli ari.

Rasti vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës”, thuhet në raportin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat