Vdes një person në Malishevë, dyshohet se vrau veten me armë zjarri

Kronikë e zezë

Vdes një person në Malishevë, dyshohet se vrau veten me armë zjarri

Më: 19 prill 2021 Në ora: 09:56
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është sjell në QKMF në Malishevë pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Dyshohet se viktima ka qëlluar veten me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit TT me tre fishek dhe një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat