Paraburgim ndaj tre të pandehurve në Pejë për “vrasje e mbetur në tentativë”

Kronikë e zezë

Paraburgim ndaj tre të pandehurve në Pejë për “vrasje e mbetur në tentativë”

Më: 19 prill 2021 Në ora: 10:03
Foto Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve E.L, M.Q dhe F.U, për shkak të dyshimit për “vrasje e mbetur në tentativë”.

Në njoftim thuhet se më 15.04.2021, rreth orës 20:55 minuta, pas marrëveshjes paraprake, të pajisur me thika, tentojnë ta privojnë nga jeta të dëmtuarin D.M, në atë mënyrë që deri sa i dëmtuari ishte duke e festuar ditëlindjen, me t’ua hap derën i dëmtuari, të pandehurit e sulmojnë me thika dhe largohen nga vendi, me ç’rast dëshmitarët e lajmërojnë policinë.

Me këto veprime të pandehurit si bashkëkryes kishin për të kryer veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”.

Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit e kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen dhe duke e pas parasysh se të njëjtit fillimisht janë arratisur dhe për një kohë kanë qenë të paarritshëm për organet e ndjekjes andaj, me gjetjen e mundshme të tyre në liri mund të arratisen dhe të pengojnë rrjedhën normale të procedurës.

Gjithashtu, dëshmitarët e rastit ende nuk janë dëgjuar dhe të pandehurit janë shokë të ngushtë me njëri – tjetrin andaj, po qe se të pandehurit gjenden në liri do të mund të ndikonin në dëshmitarë dhe të bashkërendojnë mbrojtjen me njëri – tjetrin e në këtë mënyrë do të vështirësonin procedurën e hetimeve.

Gjykata ka gjetur se paraburgimi është masa adekuate për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë. Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurve në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat