Aksident i rëndë në Klinë, një person i vdekur e dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Klinë, një person i vdekur e dy të lënduar

Më: 19 prill 2021 Në ora: 23:39
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Grabanicë të Klinës, ku një person ka humbur jetën ndërkaq dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Në fshatin Grabanicë të Komunës së Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërkaq një i tretë ka pësuar me fatalitet. Vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipi mjekësor”, konfirmoi Rugova.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat