Tentoi të kalonte 8 shtetas në mënyrë të paligjshme drejt BE-së, arrestohet 44 vjeçari në Shkodëer

Kronikë e zezë

Tentoi të kalonte 8 shtetas në mënyrë të paligjshme drejt BE-së, arrestohet 44 vjeçari në Shkodëer

Më: 20 prill 2021 Në ora: 08:54
Ilustrim

Një 44 vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Shkodrës.

Ai tentoi t’i jepte ndihmë 8 shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi G. H., 44 vjeç, banues në Tiranë, është kapur në aksin rrugor Shkodër – Hani Hotit, duke transportuar me një mjet tip “Fiat”, 8 shtetas të huaj nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së. 

Materialet iu referuan Prokurorisë Shkodër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.”

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat