Ekstradohet nga Shqipëria i dyshuari për vrasjen e një personi me eksploziv në Gjakovë

Kronikë e zezë

Ekstradohet nga Shqipëria i dyshuari për vrasjen e një personi me eksploziv në Gjakovë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Më 14 tetor të vitit 2018 në fshatin Smolicë të Gjakovës kishte ndodhur një vrasje.

I dyshuari, shtetas i Shqipërisë kishte vënë eksploziv në derën e viktimës, dhe sapo ai e kishte hapur derën ishte shkaktuar një shpërthim si pasojë e së cilës kishte mbetur i vdekur 61-vjeçari Haxhi Ahmeti.

Lidhur me rastin është ekstraduar nga Shqipëria personi që dyshohet se e ka kryer veprën.

Kjo u bë e ditur nga Policia e Kosovës.

VRASJE E RËNDË &PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT EKSPLODUES

Fsh. Smolicë, Gjakovë 14.10.2018-08:00. Në lidhje me rastin më 19.04.2021 nga autoritetet e R. Shqipërisë është ekstraduar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale të lartë-cekur. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat