Aksident ndërmjet një veture dhe traktori në Vushtrri, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Aksident ndërmjet një veture dhe traktori në Vushtrri, lëndohen katër persona

Më: 20 prill 2021 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Katër persona kanë marrë lëndime trupore pasi një person gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur një traktor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:45 në fshatin Reznik, Vushtrri.

Siç thuhet në raport, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, të cilët më pas janë liruar për në shtëpi.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia dhe mospërshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës ka godit një traktor, në këtë rast katër pasagjerë  kosovarë në veturë kanë pësuar lëndime dhe janë ë dërguar në trajtim mjekësor, pas trajtimit janë liruar në shtëpi”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat