Narkotikë e armë – krejt çka u konfiskua në aksionin e djeshëm në Karaçevë

Kronikë e zezë

Narkotikë e armë – krejt çka u konfiskua në aksionin e djeshëm në Karaçevë

Më: 21 prill 2021 Në ora: 08:29
Karaçevë

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan dje është zhvilluar në tre lokacione të ndryshme një aksion kundër bixhozit të paligjshëm, i cili është vazhdimësi i aksionit të Policisë së Kosovës në Karaçevë të Kamenicës, me ç’rast edhe është arrestuar një person.

Siç mëson media nga burimet e saj, në këto lokacione po ashtu janë sekuestruar dy shtëpiza të kompjuterit, një printer, një sasi substance narkotike pesha e së cilës nuk dihet, një peshore për matjen e substancave narkotike.

Gjithashtu edhe një pistoletë, 47 fishekë si dhe tiketa të ndryshme të lojërave të fatit.

Rasti po vazhdon të hetohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat