Thyhet dera e zyrës së zv/ministrit në Ministrinë e Infrastrukturës

Kronikë e zezë

Thyhet dera e zyrës së zv/ministrit në Ministrinë e Infrastrukturës

Më: 21 prill 2021 Në ora: 08:40
Ministria e Infrastrukturës

Dera e zyrës së zëvendësministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishit është thyer të hënën, në orët e pasdites.

Burimet e medias brenda Policisë njoftojnë se sipas zv/ministrit, nuk është vjedhur asgjë nga zyra.

 Mirëpo raportohet se vetëm është dëmtuar dera.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se rasti është hapur si “Agjësim apo dëmtim i pasurisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat