Plagosën me armë aktivistin e PD në Kavajë, policia arreston 3 autorët

Kronikë e zezë

Plagosën me armë aktivistin e PD në Kavajë, policia arreston 3 autorët

Më: 21 prill 2021 Në ora: 08:48
Ilustrim

Policia ka arrestuar 3 personat, të cilët morën pjesë në plagosjen e 27-vjeçarit Bledar Okshtuni, dy  ditë më parë në zyrat e PD-së në Kavajë.

Në pranga ka rënë Ndriçim Jonuzi me mbiemrin e ndryshuar Tahiri i njohur edhe më parë për precedentët e rëndë kriminalë, i akuzuar edhe për vrasje në Torino të Italisë, Markel Shtylla, shef i policisë bashkiake dhe Dorian Troplini, polic bashkiak.

Jonuzi akuzohet  për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ndërsa Shtylla dhe Troplini akuzohen për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat