​Detajet nga policia: Arrestohen 3 persona të dyshuar, sekuestrohen substanca narkotike dhe armë

Kronikë e zezë

​Detajet nga policia: Arrestohen 3 persona të dyshuar, sekuestrohen substanca narkotike dhe armë

Më: 21 prill 2021 Në ora: 18:53
Arma e sekuestruar

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e antidrogës në Prizren, ka arrestuar tre persona të dyshuar, për substanca narkotike dhe armë. Personat e dyshuar janë intervistuar në lidhje me rastin në prezencë të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin kompetent, njëri nga të dyshuarit (F.A) dërgohet në ndalim policor për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt.

Rasti është në proces hetimor nga njësia kompetente e antidrogës në rajon.

Kjo është komunikata e plotë:

Policia e Kosovës në angazhimet e saj aktive në parandalimin dhe luftimin e veprave kriminale, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN)-njësia në Prizren, ka ndaluar automjeti ËV Golf 4 (targat e njohura për policinë) në të cilin ndodheshin tre (3) persona të dyshuar meshkuj kosovar.

Gjatë realizimit të kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:

Substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 7.19 gram, një (1) thikë, një (1) pako me rizlla dhe tre (3) telefona celular.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe shoqëruar në ambientet policore për procedura të mëtejme ligjore.

Në vazhdën e veprimeve të mëtejme policore, me urdhër verbal të Prokurorit kompetent dhe pëlqimin e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, njësitë e antidrogës në Prizren, me asistim edhe të njësiteve tjera rajonale kanë zhvilluar kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit (F.A.) dhe gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:

• Substance e dyshuar për narkotike e llojit Marihuane me peshe 8.49 gram

• një (1) pistoletë e tipit M 57 7.6 mm, me një karikator dhe tre (3) fishek

• një (1) pistoletë me gaz me mbishkrimin ,,Class Magnum“,

• tre (3) fishek, municion kalibër i panjohur

• një (1) thikë me hapje,

• një (1) shufër gome

• një (1) qese najloni me qese të vogla të zbrazëta

• një (1) pako me rizlla

• një (1) boks metali ngjyrë e zezë

Personat e dyshuar janë intervistuar në lidhje me rastin në prezencë të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin kompetent, njëri nga të dyshuarit (F.A) dërgohet në ndalim policor për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt.

Rasti është në proces hetimor nga njësia kompetente e antidrogës në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat