Policia për 24 orë gjobiti 885 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Kronikë e zezë

Policia për 24 orë gjobiti 885 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Më: 22 prill 2021 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke i gjobitur qytetarët e vendit, duke u bazuar në masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 885 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat