Arrestohet 59 vjeçari nga Sveti Nikole për pedofili i cili kërcënonte të miturat për kidnapim dhe përdhunim

Kronikë e zezë

Arrestohet 59 vjeçari nga Sveti Nikole për pedofili i cili kërcënonte të miturat për kidnapim dhe përdhunim

Më: 22 prill 2021 Në ora: 20:47
Ilustrim

Policia arrestoi 59 vjeçarin i cili në “Facebook” u shkruante vajzave të mitura mesazhe shqetësuese duke kërcënuar se do t’i kidnapojë dhe përdhunojë.

Faqja në “Facebook” “Stop pedofilia”, i publikoi mesazhet me përmbajtje shqetësuese. Edhe pse vajza nuk i është përgjigjur mesazheve, ai vazhdimisht i ka shkruar dhe ka thirrur në telefon. Krahas thirrjeve dhe mesazheve, ai dërgoi edhe fotografi të organit të tij gjenital.

Personi në fjalë është nga Oraovicë e Radovishit, por është gjetur në Sveti Nikoloe.

“Pas ndërmarrjes së masave nga zyrtarët policorë dhe me urdhër nga Gjykata Themelore në Sveti Nikole, është kontrolluar shtëpia e 59 vjeçarit B.T. Atij i është marrë telefoni celular, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal”, thonë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat