Një person derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij rreth orës 23.10 të së enjtes në kryeqytet, dy persona të pa njohur për të i kanë bërë me shenjë të ndalet, pasi është ndalur njëri nga ta ka ekspozuar armën.
Viktima ka tentuar të ikë dhe i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të tij duke qëlluar në veturë me katër predha.
Policia njofton se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se viktima nuk ka lëndime vetëm janë vërejtur predhat në veturën e tij.
Të dyshuarit nuk janë takuar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet policore si vrasje në tentativë.