Policia e Kosovës bastisë shtëpinë e dorasit që ndodhet në arrati, ja çfarë gjetën aty

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës bastisë shtëpinë e dorasit që ndodhet në arrati, ja çfarë gjetën aty

Më: 24 prill 2021 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Pak më parë mediat kanë njoftuar se policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në shtëpinë e Faton Brahimaj, i dyshuari për vrasjen që ndodhi sot në Novosellë të Pejës.

Mësohet se gjatë bastisjes policia ka gjetur armë të ndryshme, duke mos përjashtuar këtu edhe një gulinov.

I vdekur nga kjo tragjedi ka mbetur Bashkim Brahimaj, i cili besohet të jetë qëlluar me AK47.

Gjithë ngjarja ndodhi për shkak të pronës, e cila nisi me një zënkë para disa ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat