Policia deklarohet për therjen me thikë, fillimisht pati rrahje mes disa personave

Kronikë e zezë

Policia deklarohet për therjen me thikë, fillimisht pati rrahje mes disa personave

Më: 26 prill 2021 Në ora: 19:10
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 22:42) - Policia e Kosovës është deklaruar për therjen me thikë në Prishtinë.

Fillimisht në rrugën Ilir Konushevci pati përleshje fizike mes disa personave, me ç’rast me thikë është ther një person.

Burime io tregojnë se viktima është ther afër zemres, ku rasti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa hetuesit policor kanë nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Aktualisht, Policia është duke punuar në arrestimin e dy personave të arrestuar të cilët janë identifikuar si të përfshirë në rast.

“Sot rreth orës 21 :30, kemi marrë informatën se  në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë thikë është plagosur një person.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, aktualisht janë duke punuar në arrestimin e dy personave të dyshuar të cilët janë identifikuar si të përfshirë në rast“, tha zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

***

Sabedin Qollaku është i dyshuari që ka shtënë në drejtim të Menderes Emini, duke e lënë të plagosur me një plumb në gjoks.

Ai pas këtij akti është arrestuar nga policia e Kosovës.

Gjatë kontrolles që i është bërë, i dyshuari kishte tetë plumba në karikator, ndërsa  kishte edhe 15 plumba në një qese tjetër.

Viktima Sabedin Qollaku për momentin është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku është duke u trajtuar.

Image

***

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave që janë që ndodhën pak më parë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Personi i dyshuar është arrestuar, teksa viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit.

“I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e policisë dhe të njëjtit i është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorë në rast”, u shpreh Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat