Kreu tetë vjedhje radhazi nëpër shtëpitë e Suharekës, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Kreu tetë vjedhje radhazi nëpër shtëpitë e Suharekës, arrestohet i dyshuari

Më: 27 prill 2021 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Tetë vjedhje radhazi u kryen nga data 20 prill në fshatin Budakovë të Komunës së Suharekës.

Kësisoj hetuesit policor duke bashkëpunuar me qytetarët shtuan patrullimet në këtë lokacion duke monitoruar çdo lëvizje, sidomos gjatë natës.

Mbrëmjen e kaluar, zyrtarët policorë kanë vërejtur një automjet të dyshimtë në këtë zonë dhe më pas kanë filluar me verifikimin e tij, që përfundoi me arrestimin e personin të dyshuar në këtë rast.

“Automjeti ishte pronë e një kompanie e cila i jepte me qira (renta) nga Ferizaj. Pas verifikimit dhe kontaktimit me kompaninë hetuesit identifikuan edhe personin e dyshimtë i cili e kishte marrë në shfrytëzim. Madje përmes pajisjes GPS verifikuan edhe lëvizjet e fundit, dhe në bazë të lëvizjeve automjeti kishte qenë në të gjitha lokacionet ku ishin kryer vjedhjet”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast policia ka ndaluar personin e dyshimtë, P.F i lindur në vitin 1996 ii cili u intervistua në praninë e avokatit mbrojtës.

“I njëjti i pranoj të gjitha veprat penale të cilat i kishte kryer në bashkëpunim edhe me një të dyshuar tjetër i cili tani është i njohur për policinë. Të dyshimtit përdorën automjetin me qira për të kryer vjedhje ne këtë zonë, dhe brenda automjetit policia gjatë kontrollimit gjeti edhe një armë lodër.Hetuesit informuan Prokurorin e Shtetit i cili vendosi që i dyshimti të ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orë. Rasti është duke u hetuar dhe zyrtarët janë në kërkim edhe të personit tjetër të dyshimtë për të cilin kanë njohuri mbi identitetin e tij”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat