Rrihen babë e bir në Podujevë

Kronikë e zezë

Rrihen babë e bir në Podujevë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Dy persona (babë e bir) janë arrestuar, të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 01:55 në fshatin Balloc, në Podujevë.

Siç thuhet në raport, të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (babë e djalë), pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat