Policia konfiskon dy armë zjarri në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia konfiskon dy armë zjarri në Prishtinë

Më: 29 prill 2021 Në ora: 21:28
Armët e sekuestruara

Dy armë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë.

Zyrtarët policorë të Stacioneve Jugu dhe Qendra, në rrugën “1 tetori” dhe “Tahir Zajmi” i kanë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një revole CZ me tre fishekë.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore.

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat