I vihet zjarri një depoje farmaceutike, reagon OFK

Kronikë e zezë

I vihet zjarri një depoje farmaceutike, reagon OFK

Më: 30 prill 2021 Në ora: 15:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka reaguar pas sulmit dhe djegies së depos “One Group”.

Sipas reagimit të OFK-së thuhet se rasti ka ndodhur dje në mëngjes gjatë orës policore dhe kjo nuk është hera e parë që po ndodh që të bëhet sulm qoftë me djegie apo vjedhje në sektorin farmaceutik e të cilat fatkeqësisht po mbesin të pazbuluara.

“E gjitha kjo si edhe disa raste më herët për të cilat ka reaguar OFK, po ndodh në kohën e pandemisë COVID 19 kur puna e barnatoreve dhe e farmacistëve si vijë e parë e frontit në përballje me COVID 19 është e pandërprerë në ndihmë qytetarëve të Kosovës.

Sulmet e tilla që kanë ndodhur na prekin të gjithëve pasi që tashmë janë bërë si dukuri. Sot ka ndodhur në depon “One Group” aksioner të së cilës janë të gjithë kolegë farmacistë dhe nesër mund të ndodhë te secili prej nesh”, thuhet në reagim.

OFK fton organet kompetente të sigurisë dhe drejtësisë, të reflektojnë me vigjilencë dhe efikasistet ndaj rasteve të tilla të cilat vetëm sa po shtohen dita ditës duke rënduar edhe më tej pozitën e farmacistëve si një ndër hallkat e rëndësishme të sistemit shëndetësor që ushtrojnë profesionin me etikë të lartë dhe profesionalizëm, veçanërshit gjatë kësaj periudhe të përballjes me pandeminë COVID 19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat