Katër vetura ndeshen në Veternik, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Katër vetura ndeshen në Veternik, lëndohen dy persona

Më: 30 prill 2021 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident ku u përfshinë katër vetura në Veternik të Prishtinës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar lajmin.

“Rreth orës 21:30, në rrugën Ferizaj-Prishtinë, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të katër automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”.

Me rastin po merret njësia policore e komunikacionit rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat