Prishtinasi raporton në polici se ia kanë rrëmbyer të dashurën

Kronikë e zezë

Prishtinasi raporton në polici se ia kanë rrëmbyer të dashurën

Më: 1 maj 2021 Në ora: 10:03
Ilustrim

Një burrë nga Prishtina ka raportuar dje në Polici se përmes telefonit ishte njoftuar nga e dashura e tij se është marrë me dhunë nga një person.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se lidhur me rastin, njësia e hetimeve ka arritur që ta lokalizojë vendin e ndodhjes së të dyshuarit dhe viktimës dhe ka arrestuar të dyshuarin.

“Gjatë intervistimit, i dyshuari e ka mohuar se nuk e ka marrë me dhunë viktimën, por ajo ka shkuar me vet dëshirë”, thuhet në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat