Në Pejë zhduket një vajzë

Kronikë e zezë

Në Pejë zhduket një vajzë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 07:52
Pejë

Një person është paraqitur në stacionin policor në Pejë dhe ka raportuar se i ka humbur motra e tij.

Burime të medias brenda Prokurorisë Themelore në Pejë bëjnë të ditur se ai u ka thënë hetuesve policorë se motra e tij është me probleme psikike.

Sipas tij, dje në mesditë ajo ka dalë nga shtëpia e cila ndodhet në rrugën “Meto Bajraktari” në Pejë dhe nuk është kthyer më.

Që nga ajo kohë, familja e saj nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e as gjendjen shëndetësore të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat