Malishevë: Rrahu gruan e tij, arrestohet një burrë

Kronikë e zezë

Malishevë: Rrahu gruan e tij, arrestohet një burrë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 08:22
Foto ilustruese

Dje, në mesditë, Policia e Kosovës ka arrestuar në Malishevë një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

Burime të medias brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë bëjnë të ditur se i arrestuari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Këto burime thonë për median se motivi i dhunës dyshohet se lidhet me disa mosmarrëveshje që ka pasur çifti.

Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat