Në Graçanicë rrahen mes veti shtetasit e huaj, njëri përfundon në spital

Kronikë e zezë

Në Graçanicë rrahen mes veti shtetasit e huaj, njëri përfundon në spital

Më: 2 maj 2021 Në ora: 09:09
Graçanicë

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur të premten, rreth orës 13:30 në fshatin Preoc të Graçanicës.

Media mëson nga burimet se të dyshuarit janë shtetas të huaj. Njëri britanez e tjetri jordanez.

Siç ka mësuar gazeta, të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Sipas të njëjtave burime, bëhet e ditur se shtetasi nga Jordania ka pranuar tretman të mëtutjeshëm mjekësor nën përkujdesjen e policisë, ndërkohë, shtetasi nga Britania është dërguar në mbajtje.

Me rastin po merren organet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat