Vetura godet çiklistin në Gjakovë

Kronikë e zezë

Vetura godet çiklistin në Gjakovë

Më: 3 maj 2021 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Policia në Gjakovë ka arrestuar një person i cili derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ka shkaktuar aksidet.

Dyshohet se me pjesën e përparme të veturës e ka goditur çiklistin i cili ka qenë duke lëvizë në rrugë në të njëjtin drejtim.

Si pasojë e aksidentit çiklisti mashkull ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal Gjakovë ku edhe mbetet për tretman mjekësor në repartin e ortopedisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat